
Asambleja e OKB-së, Begaj: 80 vjet përkushtim për paqe
22 shtator 2025
| 19:34
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj së bashku me një delegacion zyrtar shqiptar, ndodhet në New York ku po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Kjo Asamble shënon 80-vjetorin e themelimit të OKB-së, një moment historik për organizatën që prej dekadash ka qenë një shtyllë e rëndësishme në ruajtjen e paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
“80 vjet OKB. 80 vjet përkushtim për paqe, barazi dhe bashkëpunim midis kombeve”, ka deklaruar Begaj, duke theksuar mbështetjen e Shqipërisë për vlerat dhe misionin e OKB-së./abcnews.al