Asamblisti i PDK-së në Deçan në shërbim të qytetarëve, ngritë kërkesa dhe shqetësime të banorëve

28 shkurt 2022 | 22:56

Asamblisti i PDK-së në Deçan, Mon Selmonaj, në mbledhjen e Kuvendit Komunal të hënën, ka ngritur disa kërkesa dhe shqetësime që kanë pasur të bëjnë me banorët e kësaj komune.

Selmonaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka treguar se me kërkesën e tij janë ndarë 80.000 euro për ndërmarrjen “Higjiena” nga të hyrat vetanake të bartura nga viti paraprak 2021 në vitin fiskal 2022.

“Komuna nuk i është përgjigjur marrëveshjeve kontraktuale me këtë kompani dhe si rezultat i kësaj është rrezikuar funksionimi i kësaj kompanie, duke mos pas mundësi t’i mbulojë pagat e të punësuarve dhe ta kryej misionin e saj për një ambient të pastër në komunën tonë”, ka shkruar ai.

Po ashtu, ka ngritur shqetësimin banorëve të fshatrave të Komunës së Deçanit, të cilët që nga muaji korrik të vitit 2021 janë të detyruar të blejnë ujin e pijes.

“Askush nuk iu ka dhënë sqarime se a mund të përdoret uji për përgatitjen e ushqimit, për pije dhe për nevojat e përditshme”, ka shkruar Selmonaj.

Në mbledhjen e Kuvendit Komunal, asamblisti i PDK-së ka kundërshtuar miratimin e listës së projekteve kapitale për vitin 2022, pasi sipas Selmonajt, pozita nuk ka përkrahur kërkesën e tij që të ndryshohet dhe të plotësohet kjo listë me projekte të tjera më me interes.

Postimi i plotë i tij:

Falënderoj të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal që kanë përkrahur sot kërkesën time që të ndahen 80.000 euro për ndërmarrjen “Higjiena” nga të hyrat vetanake të bartura nga viti paraprak 2021 në vitin fiskal 2022, dhe jo siç kishte paraparë ekzekutivi që këto mjete të ndahen në emër të një Memorandumi mirëkuptimi për një OJQ-GAC dhe PAMKOS të udhëhequr nga z. Lorik Muçaj.
Komuna nuk i është përgjigjur marrëveshjeve kontraktuale me këtë kompani dhe si rezultat i kësaj është rrezikuar funksionimi i kësaj kompanie, duke mos pas mundësi ti mbuloj pagat e të punësuarve dhe ta kryej misionin e saj për një ambient të pastër në Komunën tonë.
Sot po ashtu kam ngritur shqetësimin banorëve të fshatrave të Komunës së Deçanit të cilët që nga muaji Korrik të vitit 2021 janë të detyruar të blejnë ujin e pijes. Askush nuk ju ka dhënë sqarime a mund të përdoret ujë për përgatitjen e ushqimit, për pije dhe për nevojat e përditshme. Po ashtu kam kërkuar nga ekzekutivi të na sqaroj se si janë shpenzuar 150.000 eurot e ndara për riparim dhe sanim të kësaj gjendje. Kam kërkuar nga kryetari i Komunës dhe nga ekzekutivi që sa më shpejtë të informohen banorët e këtyre fshatrave për cilësinë e ujit.
Në mbledhjen e Kuvendit Komunal kam kundërshtuar miratimin e Listës së projekteve kapitale për vitin 2022, pasi pozita nuk ka përkrahur kërkesën time që të ndryshohet dhe të plotësohet kjo listë me projekte tjera më me interes si dhe të rritet fondi për ndërtim dhe rehabilitim të rrugëve të bjeshkëve nga 100.000 euro në 200.000.
Të nderuar qytetarë, si përfaqësues i PDK në Kuvendin Komunal në Deçan do të jem në shërbimin tuaj duke ngritë çështje në interes tuajin, prandaj kërkoj edhe bashkëpunimin tuaj që të jem zëri juaj.
28/02/22
MS

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eksperti i çështjeve të sigurisë Ilir Kulla tha se ushtria…