Asamblisti më i votuar i Vushtrrisë fitoren ia dedikon gjyshit Nuredin Gubetini dhe ish-presidentit Hashim Thaçi

20 tetor 2025 | 20:19

Në komunën e Vushtrrisë, ashtu si në gjithë Kosovën, më 12 tetor është zhvilluar një garë mjaft interesante për asamblistë nga të gjitha partitë politike. Ndër kandidatët më të votuar për asamble komunale të Vushtrrisë ka dalë i riu nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Xhon Gubetini, i cili rrjedh nga familja e njohur patriotike Gubetini.

Sipas rezultateve përfundimtare, Xhoni ka arritur të sigurojë 870 vota, duke lënë pas kandidatët e tjerë të të gjitha partive me një diferencë të konsiderueshme.

Xhon Gubetini ka garuar me numrin 28, dhe tashmë është bërë numri një në listën e PDK-së për nga votat e fituara, menjëherë pas kandidatit për kryetar të komunës, Ferit Idrizi.

Kjo e bën atë një nga figurat më të reja dhe më premtuese të PDK-së në Vushtrri, me mbështetje të gjerë nga votuesit e komunës.

Pas shpalljes së rezultateve, Xhoni ka falënderuar çdo votues, familjen e tij, si dhe miqtë e përkrahësit e PDK-së, duke theksuar se falë tyre kjo fitore mori kuptim.

Ai ka kujtuar edhe një takim që e ka përjetuar si i ri me ish-presidentin Hashim Thaçi: “Këtë ditë e ndjej të veçantë, sepse më kujton momentin kur Presidenti Hashim Thaçi nderoi gjyshin tim, Nuredin Gubetinin, me Medaljen Presidenciale. Me atë rast, presidenti më dhuroi librin ‘A New State, a Modern Statesman’ (Shtet i ri, burrë shteti modern) dhe më tha me buzëqeshje ‘Lexoje edhe për gjyshin tënd.’ Duke qenë se e njoh shumë mirë gjuhën angleze, pata mundësinë ta lexoja dhe t’ia komentoja gjyshit tim këtë vepër me shumë dashuri e krenari. Ishte një moment që do ta mbaj gjithmonë në kujtesë — një porosi që më udhëheq në çdo hap,” ka shkruar Xhon Gubetini, ylli i ri i asamblesë së Vushtrrisë.

Falënderimi i plotë i tij:

Urim dhe Falënderim nga Zemra!

Të dashur miq, bashkëqytetarë, familjarë e përkrahës,

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale në Vushtrri konfirmuan një lajm që më mbush me krenari e mirënjohje, unë Xhon Gubetini, jam kandidati më i votuar për Asamblenë Komunale, nga të gjitha subjektet politike!

Ky sukses është i yni, i çdo qytetari që besoi në punën, përkushtimin dhe vizionin për një Vushtrri më të drejtë, më të zhvilluar dhe më shpresëplotë.

Falënderimet më të sinqerta për çdo votues, për familjen time, miqtë e përkrahësit e PDK-së, falë jush kjo fitore mori kuptim!

Këtë ditë e ndjej të veçantë, sepse më kujton momentin kur Presidenti Hashim Thaçi nderoi gjyshin tim, Nuredin Gubetinin, me Medaljen Presidenciale. Me atë rast, presidenti më dhuroi librin “A New State, a Modern Statesman” (Shtet i ri, burrë shteti modern) dhe më tha me buzëqeshje:

“Lexoje edhe për gjyshin tënd.”

Duke qenë se e njoh shumë mirë gjuhën angleze, pata mundësinë ta lexoj dhe t’ia komentoj gjyshit tim këtë vepër me shumë dashuri e krenari. Ishte një moment që do ta mbaj gjithmonë në kujtesë, një porosi që më udhëheq në çdo hap.

Faleminderit Vushtrri, për besimin dhe dashurinë!

Krenar që jam pjesë e brezit që po e ndryshon Vushtrrinë për të mirë.

Xhon Gubetini,

Kandidati juaj!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vdekur shoferi i një autobusi që po transportonte tifozë…