Asamblistja e AAK-së në Pejë kalon në PDK

23 janar 2021 | 16:10

Drita Krasniqi, asambliste e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në Komunën e Pejës i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), shkruan Gazeta Express.

Kryetari i degës së PDK-së në Pejë, Xhavit Haliti ka bërë prezantimin e anëtares më të re të partisë dhe projektit të #Rimëkëmbjes së shtetit, duke e vlerësuar lartë punën dhe angazhimin e saj në kuvendin e komunës për dy mandate, në përfaqësimin e qytetarëve të komunës së Pejës.

Krasniqi ka qenë e dalluar në organizimin e aktiviteteve ilagale në vitet e 90-ta, për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Ajo ka qenë themeluese e Këshillit për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive të Njëriut.

Për këtë ajo gëzon respektin dhe mirënjohjen e anëtarësisë së PDK-së dhe gjithë qytetarëve të Pejës.

Muaj më parë Krasniqi është larguar nga AAK-ja dhe grupi i asambleistëve të saj në kuvendin e komunës së Pejës, duke qëndruar si asmbleiste e pavarur.

Tani ajo iu është bashkur grupit të PDK-së duke e rritur nga pesë në gjatë anëtar të kuvendit.Kujtojmë se PDK në Pejë është duke bashkëqeverisur me komunën e Pejë për mandatin e dytë rresht”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka thënë se deri…