Asamoah: Situatë e rëndë në Itali, edhe kur kollitesh ke frikë

25 mars 2020 | 14:17

Lajmet e fundit e konsiderojnë të riaftësuar dhe gati të rikthehet në fushë pas një problemi në gju që dukej i pakalueshëm. Për fat të keq përpara se të luajë një ndeshje të vërtetë do duhet kohë, si pasojë e emergjencës sanitare përreth botës.

Pikërisht për këtë ka folur Kwadwo Asamoah gjatë një interviste radiofonike të lëshuar për “Peace FM”, emetues ganez: “Situata në Itali tani është përkeqësuar. Unë ndihem mirë, por kushtet këtu janë të rënda. Për tani na është këshilluar të mos lëvizim. Të gjitha programet stërvitore janë anuluar. Në Milano është gjithçka mbyllur. Nuk është e lehtë. Kjo sepse fillimisht e morëm lehtë këtë çështje. Njerëzit vazhdonin të kryenin aktivitetet e tyre të përditshme dhe për këtë arsye virusi u shpërnda shpejt”.

Ganezi 31-vjeçar ka pranuar gjithë shqetësimin e tij kur ka pësuar që tre futbollistë të Juventusit kanë rezultuar pozitivë nga testi për Kovid-19: “Deri tani asnjë lojtar i Interit nuk ka shfaqur shenja të sëmundjes. Por, është shqetësuese kur mëson se disa futbollistë janë infektuar, në veçanti ata të Juventusit sepse janë skuadra e fundit kundër të cilës kemi luajtur përpara pauzës. Sot edhe kur ke kollën normale trembesh sepse mendon se ke virusin”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juristi i njohur Dastid Pallaska ka kritikuar sot kreun e…