
Asani: E dua në grup Gjermaninë
24 nëntor 2023
| 12:47
Shqipëria nga 14 qershori do përfaqësohet në fazën finale të Evropianit, një destinacion i ëndërruar dhe për qindra mijëra tifozë shqiptarë.
Njëri nga lojtarët më meritor që Shqipëria ka arritur në këtë fazë është futbollisti Jasir Asani. Në një intervistë të dhënë për “Top-Channel”, ai ka thënë se në fazën e grupeve do të dëshironte që për kundërshtar ta kishte edhe Gjermaninë, vend ku mikpritës i “Euro 2024”.
“Gjermaninë do ta doja. Unë e kam thënë që me këtë grup që kemi besoj se na bie një grup i fortë që t’i tregojmë botës se kush jemi, t’i tregojmë botës që kjo Kombëtare ishte surpriza”, ka thënë Asani. Shorti për fazën e grupeve të Kampionatit Evropian do të hidhet më 2 dhjetor.