Asensio do të largohet në janar nga Reali
23 shtator 2021
| 10:53
Marco Asensio mund të ndryshojë shumë shpejt skuadër, pasi duket se nuk ka vend më te Real Madrid. 25-vjeçari s’po kalon një moment të lumtur te madrilenët, ku nuk u aktivizua për asnjë minutë nga trajneri Ancelotti në sfidën ndaj Valencias.
Edhe në sfidën ndaj Interit, në Champions ku hyri në fushën e lojës në minutën e 90-të, diçka që e ka mërzitur së tepërmi.
Gjatë verës Reali refuzoi ofertat e ardhur në drejtim të tij, por në janar mund të ndryshojë gjithçka. Inter dhe Juventus mund të sfidojnë Liverpoolin, që është skuadra më e interesuar.



