Asfaltohen fushat sportive në Gllamnik
22 nëntor 2020
| 13:59
Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka vizituar fshatin Gllamnik, për të parë nga afër punimet në asfaltimin e fushave të hapura sportive.
Me këtë rast, Rudari ka thënë se shumë shpejtë edhe të rinjtë e Gllamnikut do kenë fushat sportive ku do t’i shfrytëzojnë për aktivitetet e tyre.
Ky projekt është investim i bërë nga Komuna e Podujevës, respektivisht nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.