Asfaltohet rruga ‘Gabrricë-Duraj’ në Kaçanik

10 shtator 2018 | 15:15

Në kuadër të realizimit të projekteve kapitale, është asfaltuar rruga “Gabrricë-Duraj”, investim ky i Komunës së Kaçanikut.
Sipas menaxherit të projektit, Valmir Krasniqi, gjatësia e rrugës së asfaltuar është 995 metra, ndërsa gjerësia 5 metra.

Sipas tij, kjo rrugë ka kushtuar 36 mijë 695 euro.  Asfaltimi i kësaj rruge do të krijojë lidhje në mes të fshatrave Gabrricë-Bajnicë dhe njëkohësisht do të krijojë lehtësira qarkullimi për banorët e kësaj ane.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në mbledhjen e…