Asfaltohet rruga në Lubizhdë të Malishevës

02 gusht 2018 | 18:30

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës rrugore në vendbanimet e Komunës së Malishevës, të enjten ka filluar asfaltimi i një rruge në fshatin Lubizhdë, e cila e lidhë pjesën e fshatit që gjendet në anën tjetër të lumit Mirusha.

Me këtë rast, nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha, ka vizituar fshatin Lubizhdë për të parë nga afër asfaltimin e kësaj rruge.

“Rregullimi i infrastrukturës në përgjithësi, në veçanti i infrastrukturës rruge, në territorin e Komunës së Malishevës është duke shkuar shumë mirë, sepse të gjitha rrugët kryesore janë të asfaltuara dhe tani neve na mbetet t’i rregullojmë edhe rrugët brenda lagjeve, apo lidhjet mes lagjeve, siç është kjo rrugë”, ka thënë Berisha.

Kjo rrugë është e gjatë 650 metra dhe është financuar nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës,…