Asfaltohet rruga Siqevë – Aqarevë

03 qershor 23:48

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj ka bërë të ditur se është asfaltuar rruga që lidhë Siqevën me fshatin Aqarevë.

Sipas Elezajt, kjo rrugë është shumë e rëndësishme për faktin se në kohën e luftës nëpër të kaluan shumë luftëtarë të lirisë.

“Rruga që lidhë Siqevën me Aqarevë, nëpër të cilën kanë kaluar ditë e natë, me armë në krah, shumë luftëtarë të lirisë e dëshmorë të kombit, para e gjatë luftës, për t’u bërë bashkë e luftuar për liri, sot po asfaltohet, duke ofruar lehtësim të qarkullimit për banorët e këtyre fshatrave. Projekti për asfaltimin e rrugës Siqevë – Aqarevë dhe segmenteve tjera në fshatin Siqevë, kanë një gjatësi rreth 7 kilometra dhe një vlerë prej 384.1244 euro dhe është financim i Ministrisë së Infrastrukturës”, ka thënë Elezaj. (V.Z / Epoka e re)

Fotografia e Prof. Dr. Zenun Elezaj

Fotografia e Prof. Dr. Zenun Elezaj

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i skuadrës së Ballkanit, Arsim Kabashi nëpërmjet një postimi…