Asfaltohet segmenti i tretë i rrugës katër korsi, Gjilani merr pamje tjetër

02 dhjetor 2019 | 15:53

Është asfaltuar segmenti i tretë i rrugës katër korsi Gjilan-Livoç i Ulët, ku përfshihet edhe rrethi përskaj Sahatkullës.

“Jam i lumtur që përfundoi edhe pjesa e fundit e zgjerimit dhe asfaltimit të kësaj rruge moderne dhe me këtë Gjilani ka marrë pamje krejt tjetër. Krahas kësaj, është përfunduar edhe infrastruktura nëntokësore dhe trotuaret, ndërsa shumë shpejtë pritet të përfundojë edhe ndiçimi. Urime, në veçanti, banorëve që jetojnë në këtë pjesë”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Rruga katër korsi Gjilan-Livoç i Ulët ka gjatësi prej tri kilometra, gjerësi 20 metra dhe pesë rrethrrotullime, ndërkaq ka kushtuar afro 2 milionë euro.

Punimet i patën hapur zyrtarisht kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, në vitin 2017.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Behxhet Shala ka deklaruar se qeverinë Kurti duhet…