AShAK bën thirrje për paraqitje të kumtesave për konferencën VI

02 shkurt 2022 | 08:26

Konferenca VI Ndërkombëtare e Arkivistikës sivjet do të organizohet në Kosovë. Pas konferencave të zhvilluara në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Sarandë dhe Tuz, arkivistët nga të gjitha trevat do të mblidhen këtë vit në Boletin të Kosovës.

Ky aktivitet organizohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e Shqipërisë në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.

Qëllimi i kësaj konference është t’i mbledhë ekspertët dhe studiuesit e arkivave të vendeve shqipfolëse dhe të arkivave të rajonit, të cilët diskutojnë çdo vit për problematikat, metodologjinë e studimit, digjitalizimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së përmbajtjes, inovacionin, si dhe vizionit të punës së arkivave në realitet e sotme.

Me këtë rast Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e Shqipërisë dhe Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ftojnë studiuesit, nëpunësit dhe të gjithë të interesuarit e kësaj, fushe të marrin pjesë në konferencë me studime, ide dhe propozime të tyre.

Temat që propozohen për diskutim lidhen specifikisht me arkivistikën, të drejtat e njeriut dhe me historinë e arkivave apo institucioneve arkivore në zonat shqipfolëse.

Përveç arkivistëve të rrjeteve arkivore kombëtare, ftesa për pjesëmarrje u drejtohet të gjithë profileve të tjera të arkivistëve, institucioneve që ruajnë apo atyre që ndërveprojnë për ruajtjen e kujtesës kolektive.

Abstraktet jo më shumë se 300 fjalë pranohen deri më datë 1 prill 2022 në gjuhën shqipe ose anglisht në [email protected] dhe [email protected].

Organizimi i konferencës do të bëhet më 10-11 qershor 2022.

Për më shumë informacion shikoni njoftimin në faqet uebin e DPA-s www.arkiva.gov.al dhe në atë të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës asha-ks.net/

Gjuha e kumtesave: shqip, gjuhët e Evropës Perëndimore.

Temat e propozuara:

  • Crowdsourcing: konteksti dhe metadatat e dokumenteve të krijuara prej përdoruesit
  • Automatizimi i arkivave dhe etika
  • Siguria kibernetike dhe administrimi i të dhënave
  • Risitë digjitale dhe shfrytëzimi i dokumentacionit
  • Zhvillimi i njëtrajtshëm përmes bashkëpunimit me komunitetin
  • Trashëgimia arkivore e përbashkët, përtej kufijve politik
  • Arkivat, përgjegjësia, aksesi në të dhënat dhe mbrojtja e të dhënave personale
  • Bashkëpunimi rajonal në fushën e arkivave dhe trashëgimisë kulturore arkivore
  • Trafiku ilegal i trashëgimisë dokumentare
  • Etika dhe arkivat
  • Ndryshimet klimaterike dhe arkivat
  • Trajnimi arkivor dhe përmirësimi profesional
  • Turizmi dhe promovimi i arkivave

(Shënim: temat e propozuara nuk janë tituj të detyruar temash apo artikujsh, as kanë qëllim kufizues, por vetëm sugjerime tematike.)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Brazilit dhe ajo e Argjentinës kanë marrë fitoret…