ASHNA demanton mediat serbe: Asnjë aeroplan nuk ka fluturuar për në Holandë

11 janar 2019 | 20:34

Raportimi i mediumit serb, RTS, se tre avionë të vegjël kanë udhëtuar nga Prishtina për Holandë, është hedhur poshtë nga Departamenti për Informata Aeronautike të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror.

Sipas tyre asnjë aeroplan nga Aeroporti i Prishtinës nuk ka fluturuar për në Holandë.

“Në lidhje me lajmin e botuar sot në media se nga Aeroporti i Prishtinës kanë fluturuar për në Holandë tre aeroplanë, njoftojmë opinionin se ky lajm nuk është i vërtetë. Departamenti për Informata Aeronautike në ASHNA konfirmon se asnjë aeroplan komercial apo ushtarak nuk ka fluturuar për në Holandë gjatë vitit 2019.”

Zëdhënësi i ASHNA-së ka theksuar se me datë 10 janar janë realizuar tre fluturime ushtarke, nga tre shtete të ndryshme të NATO-së, por kanë pasur destinomë të ndryshme dhe asnjëri nga ta nuk ka pasur si destinacion Holandën.

“Me datë 10 Janar 2019 në Aeroportin e Prishtinës janë realizuar tre fluturime ushtarake, nga tre shtete të ndryshme të NATO-së, mirëpo që të tre kanë pasur destinime të ndryshme dhe asnjëri nga ta për në Holandë.

Për informimin e opinionit publik në Kosovë, të gjitha operimet ajrore civile si dhe ato ushtarake, menaxhohen nga ofruesi i vetëm i shërbimeve të Navigacionit Ajror në Republikën e Kosovës – ASHNA” ka thënë zëdhënësi i ASHNA-së, Driton Ujkani.

Ndryshe, televizioni RTS kishte raportuar se dje avionët nga Prishtina kanë fluturuar në drejtim të Holandës me ish-ushtarët të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët do të gjykohen nga Gjykata Speciale

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Publicisti kosovar Migjen Kelmedi, tha se nëse dialogu në Bruksel…