ASK: BPV-ja shënoi rritje reale për 4.13 për qind

07 tetor 2019 | 17:38

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar raportin “Bruto Produktin Vendor” (BPV) për tremujorin e dytë (TM2) 2019, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve me çmime aktuale dhe konstante.

Sipas ASK-së, BPV-ja në TM2 të vitit 2019 shënon rritje reale për 4.13 për qind, në krahasim me TM2 të vitit 2018. “Rritja reale e BPV-së sipas aktiviteteve ekonomike është si vijon:aktivitetet financiare dhe të sigurimit 22.4 për qind; Aktivitetet shkencore, profesionale dhe teknike, si dheaktivitetet e shërbimeve administrative dhe mbështetëse 8.95 për qind;artet, argëtimi dhe çlodhje, si dhe aktivitetet e prodhimit të mallrave të familjeve për përdorim të vet dhe shërbime të tjera 8.8 për qind; ndërtimtaria 6.9 për qind; Industria nxjerrëse, përpunuese, energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar, furnizimi me ujë, si dhe aktivitetet e trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, dhe rehabilitimit 6.7 për qind, nga të cilat Industria përpunuese 10.6 për qind; tregtia me shumicë dhe me pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave, transporti dhe magazinimi, aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor 6.5 për qind;aktivitetet e pasurive të paluajtshme 3.6 për qind”, është thënë në raportin e ASK-së, duke u shtuar se rënie reale kishte te:administrata publike dhe mbrojtja,sigurimi social i detyrueshëm, arsimi,shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale (-1.1 për qind);bujqësia, pylltaria dhe peshkimi (-0.3 për qind).

“Ndërkaq, BPV sipas qasjes së shpenzimeve ka pasur rritje në: eksportin e mallrave dhe shërbimeve me 14.3 për qind; formimin e bruto kapitalit me 4.1 për qind; shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe institucionet jopërfituese në shërbim të ekonomive shtëpiake (IJPSHESH) me 0.1 për qind. Ndërsa, rënie reale kishte në të dhënat e: shpenzimeve të konsumit final të Qeverisë (-3.2 për qind); importit të mallrave dhe shërbimeve (-0.5 për qind), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit”, thuhet në raportin e ASK-së.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Vëllaznimit nga Gjakova është duke kaluar nëpër një…