ASK-ja: Çmimi i rrymës është shtrenjtuar 17.8 për qind

11 korrik 2025 | 14:46

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit (IHÇK) është më i lartë në një mesatare prej 4.3 për qind në muajin qershor 2025, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), vetëm energjia elektrike është shtrenjtuar 17.8 për qind në qershor 2025 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Ndërsa, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, inflacioni mujor ishte 0,7 për qind në muajin qershor 2025. “Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 4.3 për qind në muajin qershor 2025, krahasuar me muajin qershor 2024. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: kafe, çaj dhe kakao 18.2 për qind; energji elektrike 17.8 për qind; pemë 14.8 për qind; pushime të organizuara 13.3 për qind; mish 12.8 për qind; shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (10.4 për qind); vajra dhe yndyra (9.7 për qind); shërbime hoteliere (7.7 për qind); perime (7.2për qind); shërbime ambulantore (7.1 për qind); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (6.7 për qind); gazeta, libra dhe materiale për zyra (6.4 për qind); pije alkoolike (6.4 për qind); qumësht, djathë dhe vezë (5.7 për qind); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (5.4 për qind); shërbime financiare (5.2 për qind); kujdes personal (4.9 për qind); bukë dhe drithëra (4.8 për qind); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (4.8 për qind); këpucë (4.2 për qind); prodhime ushqimore (4.1 për qind ); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (3.9 për qind); furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (3.5 për qind); duhan (3.4 për qind); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (3.1 për qind) dhe gjëra personale (2.7 për qind)”, ka njoftuar ASK-ja.

Më tutje, ASK-ja ka njoftuar se rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal 5.3 për qind, lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet, etj. 4.5 për qind dhe bileta të fluturimeve 3.2 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.5 për qind) në IHÇK.

ASK-ja ka theksuar se indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0.7 për qind  në muajin qershor 2025, krahasuar me muajin maj 2025. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: pushime të organizuara 10.4 për qind; energji elektrike 5.4 për qind, pemë 5.1 për qind, kafe, çaj dhe kakao 2.3 për qind, karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal 2.1 për qind; pije alkoolike 1.7 për qind, mish 1.4 për qind, shërbime hoteliere 1.0 për qind, bukë dhe drithëra 1.0 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.9 për qind në IHÇK.

Kurse sipas ASK-së rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: perime 5.6 për qind me një ndikim prej 0.2 për qind në IHÇK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA),…