
ASK-ja merr pjesë në Forumin Evropian për Gjeografi dhe Statistika
Në Forumin Evropian për Gjeografi dhe Statistika (EFGS), Agjencia e Statistikave të Kosovës u përfaqësua nga Burim Limolli dhe Idriz Shala, të cilët prezantuan temën: “Modernizimi i Shpërndarjes së të Dhënave të Regjistrimit të Popullsisë: Zbatimi i WebGIS-it në ASK”.
Në prezantim u theksuan përdorimi i metodës CAPI në gjeo-lokacionin e çdo banese dhe ekonomie familjare, integrimi i të dhënave të validuara në ASKdata (PX-Web), zhvillimi i një platforme të brendshme – WebGIS – që do të jetë në dispozicion së shpejti edhe për përdoruesit e jashtëm, dhe panele që ofrojnë pamje të shpejtë mbi popullsinë dhe strukturën demografike.
Projekti i WebGIS-it, përdorimi i metodës CAPI, zhvillimi i platformës ASKData dhe modulet e tjera janë një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të qasjes në të dhënat e Regjistrimit të Popullsisë dhe mbështetjes së vendimmarrjes më t’u informuar, në përputhje me praktikat evropiane dhe ndërkombëtare.