
ASK-ja merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Statistikat e Migrimit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Statistikat e Migrimit, 2025. Punëtoria dhe Forumi Ndërkombëtar për Statistikat e Migrimit (The International Forum on Migration Statistics – IFMS 2025) u mbajt nga 16-18 qershor në qytetin Malmo të Suedisë.
ASK-ja u përfaqësua nga drejtori Avni Kastrati, i cili ishte edhe pjesë e një paneli tematik, ku mbajti prezantimin me titull “Përshkrimi i dinamikës së zhvendosjes dhe pashtetësisë përmes Regjistrimit të Popullsisë të vitit 2024” (Describing Displacement and Statelessness Dynamics through the 2024 Census”).
Ai prezantoi qasjen dhe përvojën e Kosovës në trajtimin e çështjeve të zhvendosjes dhe mungesës së shtetësisë përmes të dhënave të grumbulluara nga Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave 2024.