ASK-ja publikon statistikat e eksportit dhe importit për muajin prill

22 maj 2020 | 15:06

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin prill 2020.

Të dhënat e ASK-së nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për (-37.6 për qind) në muajin prill 2020, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2019, gjegjësisht në vlerë prej 161.2 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 258.5 milionë euro në vitin 2019. Sipas ASK-së, eksporti mbulon importin me 16.9 për qind.

“Eksporti i mallrave në muajin prill 2020 kishte vlerën 32.6 milionë euro, ndërsa importi 193.9 milionë euro, që është një rënie prej (-11.5 për qind) për eksport dhe (-34.4 për qind) për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019.  Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 45.3 për qind të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 11.2 për qind e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 8.5 për qind e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 8.3 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 5.6 për qind e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 5.3 për qind e përbëjnë produktet minerale; 4.6 për qind e përbëjnë produktet bimore; 3.3 për qind e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, etj”.

“Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 16.3 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 13.0 për qind e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10.9 për qind e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 9.9 për qind e përbëjnë produktet minerale; 9.8 për qind e përbëjnë produktet bimore; 7.5 për qind e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 7.0 për qind e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 3.6 për qind e përbëjnë mjetet e transportit, etj”, ka njoftuar ASK-ja.

Sipas ASK-së, eksportet e Kosovës në vendet e BE-së kanë arritur në 12.4 milionë euro, ose rreth 38.2 për qind e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 1.1 për qind.

“Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (8.9 për qind), Britania e Madhe (5.6 për qind), Holanda (4.0 për qind), Suedia (4.0 për qind), etj. Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 95.4 milionë euro, ose 49.2 për qind e importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-38.9 për qind). Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (10.2 për qind), Greqia (6.7 për qind), Italia(4.8 për qind), Polonia (3.9 për qind), Bullgaria (3.8 për qind),  Kroacia (3.3 për qind), etj”.

“Në muajin prill 2020, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 16.2 milionë euro, ose 49.7 për qind të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 3.9 për qind. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (34.5 për qind), Maqedonia e Veriut (7.1 për qind), Serbia (3.6 për qind), dhe Mali i Zi (3.0 për qind). Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s, në muajin prill 2020, arritën në 37.6 milionë Euro, ose 19.4 për qind të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-21.0 për qind). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (7.8 për qind), Maqedonia e Veriut (5.3 për qind), dhe Shqipëria (3.9 për qind. Ndërkaq, eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 3.9 milionë euro, ose 12.1 për qind. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: Zvicra (7.7 për qind) dhe Turqia (1.2 për qind). Ndërsa, importet e Kosovës  me vendet e tjera të botës arritën në 60.8 milionë euro, ose 31.3 për qind. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (10.8 për qind) dhe Kina (8.7 për qind)”, ka njoftuar ASK-ja.

Për më shumë informata, lidhur me Statistikat e Tregtisë së Jashtme për muajin prill 2020, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/tregtia-e-jashtme.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Byroja Federale e Hetimit në Amerikë ka dyshime se sulmi…