ASK-ja raporton rritje vjetore të çmimeve, inflacioni në Kosovë në 6,8 për qind

10 qershor 2026 | 13:58

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin maj 2026.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë në një mesatare prej 6,8 % në muajin maj 2026, krahasuar me muajin maj 2025. Inflacioni mujor ishte -0,4 % në muajin maj 2026.

Në muajin maj 2026, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur me 6,8% krahasuar me muajin maj 2025. Rritja është ndikuar nga grupet kryesore të COICOP-it: transporti (14,1%), strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (13,2%), pije alkoolike, duhan dhe narkotikë (5,6%), restorante dhe shërbime akomodimi (5,3%), ushqime dhe pije joalkoolike (5,1%), shëndetësi (4,1%), mobilje dhe pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje rutinore (3,6%), kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme (3,0%), rekreacion, sport dhe kulturë (2,7%), veshje dhe këpucë (2,4%) dhe informacion dhe komunikim (0,2%).

Ndërkohë, rënie e çmimeve është regjistruar në grupin: shërbimet arsimore (-0,6%).

Në muajin maj 2026, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) pësoi rënie në një mesatare prej -0,4% krahasuar me muajin prill 2026. Rënia është ndikuar nga grupet kryesore të COICOP-it: transporti (-2,0%), strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (-0,7%), ushqime dhe pije joalkoolike (-0,2%) dhe kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme (-0,1%).

Ndërkohë, rritje e çmimeve është regjistruar në grupet: pije alkoolike, duhan dhe narkotikë (0,7%), shëndetësi (0,7%), mobilje dhe pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje rutinore (0,6%), informacion dhe komunikim (0,3%), veshje dhe këpucë (0,3%) dhe restorante dhe shërbime akomodimi (0,2%).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu do të kandidojë për rizgjedhje, njoftoi…