ASK: Tregtia me pakicë në Kosovë u rrit mbi 9% në prill të 2026-s
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë përveç Tregtisë së Automjeteve dhe Motoçikletave për muajin prill 2026.
Në muajin prill 2026, indeksi i qarkullimit tek tregtia me pakicë përveç tregtisë së automjeteve dhe motoçikletave kishte rritje për 9,29 % krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (prill 2025).
Sipas aktivitetit ekonomik kishte rritje tek: Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje dhe Tregtia me Pakicë jo ne dyqane (përmes postes apo internetit) 24,86 %; Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara 21,60 %; Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara 18,15 %; Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara 13,71 %; Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara 10,33 %.
Në muajin prill indeksi i numrit të punëtoreve tek Tregtia me Pakicë përveç Tregtisë së Automjeteve dhe Motoçikletave kishte rritje për 3,70 % krahasuar me muajin e njëjte të vitit paraprak (Prill 2025), sipas aktivitetit ekonomik kishte rritje në: Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje dhe Tregtia me Pakicë jo ne dyqane (përmes postes apo internetit) 9,93 %; Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara 9,70 %; Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar 5,66 %; Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara 5,64 %; Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara 2,88 %; Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara 2,45 %; Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara 1,87 %; Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara 0,56 %.
Në muajin prill indeksi i fondit të pagave dhe mëditjeve te Tregtia me Pakicë, përveç Tregtisë së Automjeteve dhe Motoçikletave kishte rritje për 13,76 % krahasuar me muajin e njëjte të vitit paraprak (Prill 2025), sipas aktivitetit ekonomik kishte rritje në: Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara 21,18 %; Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje dhe Tregtia me Pakicë jo ne dyqane (përmes postës apo internetit) 20,33 %; Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar 16,88 %; Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara 16,61 %; Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara 16,59 %; Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara 13,53 %; Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara 11,49 %; si dhe Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara 7,50 %.



