Askund në botë nuk ka ndodhur që në kohë pandemie kryeministri të organizojë protesta

27 maj 2020 | 22:04

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se të gjithë liderët e partive politike, përjashto Lëvizjen Vetëvendosje, janë shprehur kundër shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës.

“Gjithë liderët e 91 deputetëve janë deklaruar që mos të shkohet në shpërbërje të Kuvendit, një parti ka qenë kundër, dhe unë kam dekretuar z. Hoti. Tash shohim se si do të vendosë Gjykata Kushtetuese”, ka thënë Thaçi në Debat Plus në RTV Dukagjini.

Thaçi ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti e ka shkelur dy herë Kushtetutën. Dhe sipas tij, nuk po mund të kuptojë se si askush nga shoqëria civile e as nga opionistët e pavarur dhe disa medie që nuk po reagojnë ndaj veprimeve të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

“Kemi një heshtje të plotë, që është kërcënuese dhe shantazhuese për mediet dhe shoqërinë civile”.

“Unë si president nuk frikësohem. Mbrojë shtetin, demokracinë dhe Kushtetutën. Unë jam në mbrojtje të kushtetutshmërisë, nuk jam në betejë me z. Kurti”, ka thënë Thaçi.

“Pse duhet të mbahet protestë nesër, ai është kryeministër”, është shprehur Thaçi, duke shtuar se askund në botë nuk ka ndodhur që në kohë pandemie kryeministri të organizojë protesta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventus e ka pranuar se e ka humbur luftën për…