Askush nuk e beson se është 52 vjeçe! Gjyshja më seksi në botë zbulon ‘armën sekrete’ se pse duket kaq e re

30 gusht 2023 | 15:26

Gina Stewart është cilësuar prej kohësh si ‘gjyshja më seksi në botë’ e kjo për shkak të pamjes së saj sfiduese ndaj moshës.

Po ku qëndron sekreti i 52-vjeçares që duket kaq e re?

Bomba bionde ka zbuluar se i kushton një rëndësi të madhe ndjekjes së një stili jetese të shëndetshëm dhe të qenit në përputhje me regjimin e saj të kujdesit të lëkurës.

E jo vetëm kaq, pasi gjyshja ka shtuar se një produkt është eliksiri i saj i jetës.

Më parë, ylli i Aussie Playboy tha për “Daily Star”: Unë besoj se vaji Roseship që përdor çdo ditë është kundër plakjes. Kështu që botoksi është në një shishe për mua, arma ime sekrete”.

Askush nuk e beson se është 52 vjeçe! Gjyshja më seksi

Ndërkohë më poshtë janë edhe disa ‘sekrete’ të tjera të 52-vjeçares kundër plakjes:

  1. Pirja e çajit jeshil

Askush nuk e beson se është 52 vjeçe! Gjyshja më seksi

Gina nuk pi kafe dhe i përmbahet çajit bimor që rrit energjinë.

“Një filxhan çaj jeshil çdo ditë, i nxehtë ose i ftohtë. Përfitime të shumta shëndetësore dhe jashtëzakonisht të larta në antioksidantë”, ka thënë ajo.

Askush nuk e beson se është 52 vjeçe! Gjyshja më seksi

  1. Bën dushe të ftohta

Modelja së fundmi zbuloi se bën një dush të ftohtë çdo mëngjes si një mënyrë për të “përshpejtuar metabolizmin” dhe “për të përmirësuar lëkurën dhe flokët”.

  1. Reduktimi i sheqerit

Gina thotë se reduktimi i marrjes së sheqerit e ka ndihmuar atë të duket vite më e re. Kjo jo vetëm që e ka ndihmuar atë për të luftuar fryrjen, por gjithashtu ka përmirësuar edhe lëkurën e saj.

  1. Pi ujë shumë dhe nuk konsumon alkool

 

52-vjeçarja rekomandon: “Pini tetë gota ose dy litra ujë në ditë. Asnjë pikë alkool”.

  1. Ushtrohet rregullisht

Askush nuk e beson se është 52 vjeçe! Gjyshja më seksi

Kjo jo vetëm që ju mban në formë, por gjithashtu çliron endorfinë për t’u ndjerë mirë.

Askush nuk e beson se është 52 vjeçe! Gjyshja më seksi

“Unë bëj 10,000 hapa në ditë për të ndihmuar në humbjen e peshës… Është gjithashtu e shkëlqyeshme për shëndetin e përgjithshëm kardiovaskular. Përpiqem të eci në mëngjes para se të ha për të humbur peshë optimale”, ka zbuluar ajo.

  1. Merr kohën e duhur për t’u çlodhur

Të ndjekësh një mënyrë jetese të shëndetshme përfshin gjithashtu të qenit i sjellshëm me veten. 52-vjeçarja ka thënë se mund të jesh shumë i zënë me punë, por duhet të ndalosh për një moment dhe të relaksohesh.

Askush nuk e beson se është 52 vjeçe! Gjyshja më seksi

Askush nuk e beson se është 52 vjeçe! Gjyshja më seksi

  1. Të marrësh rreze dielli

Gina jeton në Bregun e Artë të Australisë, kështu që i pëlqen të marrë pak rreze dielli për të rritur disponimin e saj dhe për t’i dhënë asaj një shkëlqim të shëndetshëm

“Ekspozimi i rregullt në diell është mënyra më e natyrshme për të marrë mjaftueshëm vitaminë D. Për të mbajtur nivele të shëndetshme në gjak, synoni të merrni 10-30 minuta rrezet e diellit në mesditë, disa herë në javë”, ka thënë 52-vjeçarja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çështja e furnizimit të nxënësve me tekstet shkollore këtë vit…