Asllani: Duhet të fitojmë të gjitha ndeshjet

12 maj 2025 | 12:23

Mesfushori i Interit, Kristjan Asllani u shpreh i lumtur për golin në fitoren 0-2 ndaj Torinos.

“Është gjithmonë e bukur, tani të mendojmë që të fitojmë të gjitha ndeshjet dhe të mbërrijmë sa më mirë në finalen e Ligës së Kampioneve. Jemi pranë Napolit, të shohim se çfarë do të bëjë”, ka thënë Asllani.

“Dëshira për të fituar është shumë. Sa herë që ka një barazim, nuk mund të flasësh në dhomat e zhveshjeve. Jemi aty pranë, të shohim atë që ndodh. Nuk ndodh çdo vit të shkosh në finalen e Ligës së Kampionëve. Goli? Për mamanë dhe të gjithë familjen time, gjithmonë me mua”, ka deklaruar Asllani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) do të marrë pjesë…