Asllani mund të transferohet në klubin e njohur italian

04 gusht 2025 | 16:29

Kristjan Asllani është një emër të cilit Interi po mundohet me çdo kusht t’i gjejë një sistemim gjatë merkatos së verës.

Ai nuk është pjesë e planeve të trajnerit Chivu, i cili luan me një mesfushë ndryshe nga ajo e Inzagit, ndaj hapësirat për të do të ishin minimale. Ofertat nga klubet italiane, prioriteti i Asllanit, deri tani kanë munguar. Por sot në mediat përtej Adriatikut është përhapur një lajm interesant rreth të ardhmes së tij.

Sipas tyre, Asllani po i ofrohet Parmës si shkëmbim plus disa miliona euro, për të marrë mbrojtësin Leoni.

Bëhet e ditur se Asllani nuk do të ishte kundër një transferimi të tillë, i ndërgjegjshëm se te një klub si Parma do të kishte rol protagonisti.

Duke parë se askush tjetër deri tani nuk ka bërë ofertë për mesfushorin, kjo duket hipoteza më e mundshme, që do të kënaqte të gjitha palët e përfshira.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KESCO vazhdon të jetë zgjedhja kryesore për bizneset që operojnë…