Asllani në formacionin e javës në Serie A

06 maj 2025 | 15:44

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani është përfshirë në ekipin më të mirë të javës në Serie A të Italisë. Të martën, “Calciomercato” ka njoftuar se Asllani është përfshirë në 11-shen e xhiros së 35-t të kampionatit italian pas paraqitjes së mirë në ndeshjen e fundit.

Në fakt, Asllani ishte më i merituari që Interi ka mbetur në garë për titullin e kampionit të Italisë kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të sezonit. Mesfushori shqiptar shënoi golin e vetëm në fitoren 1:0 të Interit ndaj Veronas, duke realizuar nga penalltia në pjesën e parë.

Me këtë fitore, Interi mbetet i dyti në tabelë me 74 pikë, tri më pak se Napoli që është lider.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministri në…