
Asllani nga Interi kalon te Torino
Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani pritet të vazhdoj karrierën te Torino, duke kompletuar transferimin e tij nga Interi. Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka njoftuar se të gjitha palët kanë arritur marrëveshje për kalimin e Asllanit te Torino.
“Kristjan Asllani te Torino, ja ku jemi! Marrëveshje e arritur për mesfushorin shqiptar që do t’i bashkohet për një tarifë huazimi prej 1.5 milion eurosh. Torino do të ketë gjithashtu klauzolë me opsion blerjeje prej 12 milion eurosh dhe klauzolë shitjeje të përfshirë në marrëveshje. Nëse ai qëndron në vitin 2026, kontratë 3-vjeçare me Torinon”, ka shkruar Romano në profilin e tij në X.
Tutje, Romano ka njoftuar që Interi do të ketë klauzolë shitjeje prej 20% për Asllanin nëse ai përfundon të qëndrojë te Torino me marrëveshje të përhershme në verën e vitit 2026. Kjo do të ishte përveç klauzolës së opsionit të blerjes prej 12 milionë eurosh.