Asllani për vendimin e Avdullahut: Doja që të mendonte me zemër

12 shtator 2025 | 13:26

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani ka folur në lidhje me vendimin e Leon Avdullahut për ta veshur fanellën e “Dardanëve”. Mesfushori i Hoffenheim, Avdullahu u largua nga Zvicra dhe pranoi Kosovën. Ai ishte pjesë e dy ndeshjeve të shtatorit te ekipi i Franco Fodas, duke bërë paraqitje pozitive. Bashkëlojtari i tij te klubi gjerman, Fisnik Asllani ka folur pikërisht për këtë vendim të Leonit. “Folëm shumë, por nuk doja ta ndikoja. Vendimi duhej të vinte nga zemra e tij.”

“Ditën që tha se do të vendoste, e pyeta rreth orës 6 pasdite nëse e kishte vendosur. Ai u përgjigj me një fjalë: Kosova. “Isha shumë i lumtur”, u shpreh Asllani gjatë një interviste. Kujtojmë që dyshja tani është te Hoffenheim, por nuk janë vetëm – ata kanë edhe një tjetër shqiptar në ekip. Bëhet fjalë për Albian Hajdarin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar sot Edi Ramën…