
Asllani: Synojmë lavdinë në Ligën e Kampionëve
Nga aspekti personal, te finalja e Ligës së Kampionëve ndaj PSG-së, mesfushori i Interit, Kristjan Asllani foli në një intervistë për “Inter TV”. “Pa dyshim që këtë sezon jam rritur shumë”, u shpreh Asllani.
“Të jesh çdo ditë pranë kampionëve të mëdhenj, nuk të ndihmon vetëm në fushë, por edhe si njeri. Tani na duhet të përgatitemi sa më mirë për finalen e Ligës së Kampionëve, sepse e dimë fare mirë çfarë peshe ka kjo ndeshje”.
Asllani pranoi se mendimi për finalen është gjithmonë i pranishëm, edhe në përditshmërinë më të zakonshme: “Edhe kur je në shtëpi me familjen, të ndodh të mendosh për këtë sfidë. Nuk është një rast që i jepet kujtdo. Dua ta sjellim në shtëpi këtë trofe”.
Në fund, një fjalë zemre për shokun e repartit, Hakan Çalhanoğlu, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në formimin e tij te Interi: “Nga Hakan kam mësuar jashtëzakonisht shumë. Është një rol i vështirë, por ai është një mësues i vërtetë. Jam me fat që kam pasur mundësinë ta kem pranë në këto vite”.