Asllani zgjedh fanellën me numrin 32

28 gusht 2025 | 13:12

Kristjan Asllani është tashmë zyrtarisht pjesë e Torinos. Klubi italian ka publikuar një video ekskluzive që tregon ditën e tij të parë si futbollist i “granatave”, duke dokumentuar të gjitha momentet e para të aventurës së tij të re.

Mesfushori shqiptar nisi ditën me zgjedhjen e numrit të fanellës së re, duke shpjeguar me humor arsyen e zgjedhjes së tij: “Pse numri 32? Sepse thuajse të gjitha ishin të zënë. (qesh) Doja 23, por ishte i zënë. Edhe 44 e kishte Ismajli. Ndaj mora 32, që është e kundërta e 23”.

Videoja e klubit tregon gjithashtu momentet e vizitave mjekësore, një tur të ambienteve stërvitore dhe zyrave të klubit, për të përfunduar me nënshkrimin e kontratës së re. Asllani pritet të jetë menjëherë në dispozicion të trajnerit të Torinos për ndeshjet e para të sezonit në Serie A.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Malishevës ka realizuar dy transferime në 24 orët…