“Asnjë Cent Më Shumë” nesër dorëzon padi kundër ZRrE-së për rritjen e tarifave të energjisë

01 maj 2025 | 17:21

Grupi “Asnjë Cent Më Shumë” nesër me fillim të orës 11:00 do të dorëzojë zyrtarisht padi kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) në lidhje me vendimin e fundit për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

Kështu u bë me dije përmes një komunikate për medie, ku ndër të tjera thuhet se padia do të dorëzohet në Gjykatën Themelore të Prishtinës – Pallati i Drejtësisë.

“Pas dorëzimit të padisë, përfaqësues të grupit do të japin një deklaratë për media, ku do të shpjegohen bazat ligjore të padisë dhe pasojat që ky vendim i ZRrE-së po shkakton mbi mirëqenien e qytetarëve”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mijëra serbë më 1 maj shënuan gjashtëmujorin e shembjes së…