Asnjë i vdekur dhe dhjetë raste të reja me Covid në Kosovë

11 qershor 15:16

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur vetëm dhjetë raste të reja me Covid.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 2 674 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 92 890 doza të vaksinës. Deri më sot 7 718 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1 977 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 116 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104 679. Në total numri i rasteve aktive është 627”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një fjalim të…