Asnjë i vdekur në Shqipëri nga Covidi dhe 11 raste të reja

10 qershor 17:29

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit asnjë person i prekur me koronavirus nuk ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, sipas kësaj ministrie në 24 orët e fundit janë kryer 2 648 testime nga të cilat 11 persona kanë rezultuar pozitivë, duke shënuar një rënie krahasuar me një ditë më parë kur ishin 18 raste.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pozitivë është fakti se aktualisht në Shqipëri janë vetëm 189 raste aktive.

Aktualisht, tretman mjekësor janë duke marrë 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë (MSh), Arben Vitia, së bashku me drejtorin…