Asnjë parti politike s’ka aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet në veri, edhe katër ditë afat

15 prill 2019 | 10:38

Ndonëse ka kaluar një javë prej kur janë shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri, deri më tani asnjë subjekt politike nuk ka aplikuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në procesin zgjedhor të 19 majit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se partitë politike do të kenë në dispozicion edhe katër ditë për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje.

Sipas tij, partitë zakonisht e presin afatin e fundit për t’i dërguar kërkesat për certifikim.

Elezi ka bërë me dije se KQZ-ja është duke i bërë përgatitjet e nevojshme që zgjedhjet e 19 majit të jenë demokratike dhe qytetarët ta realizojnë të drejtën për t’i zgjedhur kryetarët e tyre.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin  e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Menaxheri i projektit të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) për…