Asnjë polic s’do ta lejojmë ta njollosë Policinë e Kosovës

08 prill 2020 | 11:58

U. d. i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot është njoftuar nga Inspektorati Policor i Kosovës për suspendimin e një zyrtari të Policisë së Kosovës, i cili nuk i ka përfillur urdhrat  dhe vendimet qeveritare lidhur me pandeminë koronavirus. Lidhur me rastin e tij, Sveçla ka reaguar.

“Si u. d. ministër inkurajoi të gjitha institucionet për zbatimit e ligjit, ndaj të gjithë atyre që bëjnë shkelje të ligjit, dispozitave ligjore dhe urdhrave të qeverisë. Inspektorati Policor i Kosovës më ka njoftuar për suspendimin e një zyrtari të Policisë së Kosovës, që nuk ka përfillur urdhrat bazuar në vendimet qeveritare lidhur me pandeminë COVID 19.

Si u. d. ministër do të inkurajoj të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit që të jenë të pa kompromis ndaj të gjithë atyre që bëjnë shkelje të ligjit, dispozitave ligjore dhe urdhrave të qeverisë.

Policët e Kosovës duhet të jenë garant i zbatimit të ligjit dhe shkelje të tilla në këtë kohë janë një model i keq edhe për qytetarët e Kosovës, të cilëve po u bëjmë thirrje të vazhdueshme për të ndjekur udhëzimet e institucioneve të Kosovës. Ky rast është i dënueshëm dhe kam kërkuar nga të gjitha organet që ta trajtojnë me seriozitetin më të madh sipas të gjitha dispozitave ligjore në fuqi.

Policia e Kosovës po bën punë të jashtëzakonshme këto ditë. Po vazhdon të qëndrojë në vijën e parë të frontit në këtë kohë pandemie. Nuk do të lejojmë që askush dhe për asnjë arsye ta njollosë punën e jashtëzakonshme që po bëjnë pjesëtarët e Policisë së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë 17 raste të reja me koronavirus në Shqipëri. Pavarsisht…