Asnjë rast me Covid-19 te FC Vushtrria

25 maj 2020 | 22:19

40 persona kanë dalur negativë për koronavirus sot në komunën e Vushtrrisë, në mesin e tyre edhe futbollistët e klubit të këtij qyteti, FC Vushtrria.

Kjo u bë e ditur nga drejtori i shëndetësisë në këtë komunë, Sylejman Meholli.

Meholli përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se sot janë bërë 40 testime në këtë komunë, e që kanë rezultuar negativ.

Postimi i plotë:

Afër 40 testime për Covid 19 janë kryer sot për qytetarët e Komunës së Vushtrrisë, në mesin e tyre edhe futbollistët dhe stafi i Klubit të Futbollit Vushtrria, të gjithë kanë rezultuar negativ!

Dhashtë Zoti po përfundon kjo sprovë dhe së shpejti gjitha veprimtaritë ekonomike, arsimore, sportive, administrative etj, të i kthehen normalitetit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani thotë se mund t’i pranojë…