Asnjë skenar i nëndheshëm nuk mundet me ndalë qeverisjen e LVV-së

22 maj 2020 | 08:35

Një reagim, pas zërave për marrjen e vendimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese për formimin e qeverisë së re, ka ardhur mbrëmë vonë nga zv/kryeministri në detyrë Haki Abazi.

Ani pse nuk e ka specifikuar këtë çështje, Abazi ka shkruar se “asnjë skenar i nëndheshëm nuk mundet me ndalë qeverisjen e LVV me përkrahjen masovike qytetare”.

Ai thotë se “tentimi me kriju presedan për qeverisje nga jofituesit e zgjedhjeve është reagim dhe frikë nga rrita dhe fitorja e madhe e LVV në zgjedhjet e ardhshme”.

Shkrimi i plotë, pa ndërhyrje:

Asnjë skenar i nëndheshëm nuk mundet me ndalë qeverisjen e LVV me përkrahjen masovike qytetare. Tentimi me kriju presedan për qeverisje nga jofituesit e zgjedhjeve është reagim dhe frikë nga rrita dhe fitorja e madhe e LVV në zgjedhjet e ardhshme. Pikërisht në këtë moment të zhvillimeve ka nevojë për të mbrojtur vendin dhe interesat shtetërore nga kapësit e shtetit.

Integriteti personal dhe profesional është e vetmja mënyrë me qenë në anën e drejtë të historisë dhe për të qenë e/i denjë për të mbajtur pozita të rëndësishme shtetërore.Ndryshimi ka ndodhur me 6 tetor, tentimi me ndal ndryshimin ose me kthy me force vendin para 6 tetorit, është papërgjegjësi dhe kontribut në shembjen e rendit kushtetues e demokratik.

(B. D.: ‘Epoka e re’)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese në Kosovë sot pritet ta shpallë vendimin lidhur…