
Asnjëri në LV s’ka mendim, krejt të nënshtruar janë
27 maj 2025
| 08:13
Analisti Dardan Sejdiu, që dikur ishte pjesë e LV-së, ka thënë se nga aty së bashku me 100 aktivist doli, pikërisht sepse nuk pranoi të nënshtrohej. Ai ka thënë se të gjithë në anëtarët e VV-së janë të nënshtruar dhe pa mendim.
“Albulena Haxhiu çka është? Momentin që ka dashur që t’i nënshtrohemi edhe metodës edhe mendimit të tij, ne së bashku edhe me 100 aktivistë kemi dal. S’kemi ndejtë për t’u nënshtruar” deklaroi Sejdiu në Klan Kosova.
“Që të gjithë janë të nënshtruar, pa përjashtim. Asnjëri nga ta mendim s’ka” – ka thënë Sejdiu.