ASSIST KOSOVO në bashkëpunim me EULEX organizuan panelin me temë “Të festojmë dhe ta frymëzojmë përfshirjen”

08 mars 2024 | 21:53

“ASSIST KOSOVO” në bashkëpunim me EULEX, në saje te tetë Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kanë organizuar panel diskutimi me temë “Të festojmë dhe ta frymëzojmë përfshirjen”.
Në këtë panel diskutimi morën pjesë aktertë vendor dhe ndërkombëtarë, nga fusha e sigurisë, gjyqësisë, si dhe bota akademike dhe studentore.
Po ashtu, para një audience të gjerë u ekspozuan dhe pikturat e nxënësve nga shkolla Teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, si dhe Shkolla Fillore “Atë Shtjefen Gjeqovi” në Klinë.
Me anë të këtyre pikturave nxënësit treguan rëndësinë e arsimit gjithëpërfshirës, ndikimin negativ të dhunës me baza gjinore, stereotipet dhe bullizmin.
Drejtoresha e ASSIST KOSOVO, Visare Berisha, ka thënë se shoqëria jonë ka arritur progres në fushën e zbatimit të të drejtave të grave, por mbetet ende punë për të bërë.
Berisha në këtë ditë të veçantë ka uruar të gjitha gratë me mesazhin “Frymëzoni përfshirjen”
“Kur frymëzojmë të tjerët të kuptojnë dhe vlerësojnë përfshirjen e grave, ne krijojmë një botë më të mirë. Dhe kur vetë gratë frymëzohen për t’u përfshirë, ka një ndjenjë përkatësie, rëndësie dhe fuqie”, ka deklaruar Berisha.

May be an image of 2 people and text that says 'European Union Rule of Law Mission in Partnership for Just Visare Berisha'
Diskutimet në panel u fokusuan në “Përvojat tona me gjithëpërfshirjen”, duke ndarë përvojat dhe mendimet nga personalitete të ndryshme si Zëvendës shefja e EULEX-it, Emily Rakhorst, raporton “Epoka e re”.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti
Rakhorst tregoi se si nëna e saj nuk mund të vazhdonte shkollimin në Universitet për shkak të mentalitetit të kohës, po ashtu ajo tregoi sesi e frymëzoi e ëma që të ndiqte rrugën e universitetit dhe drejtësisë. “Me origjinë jam nga Holanda, punoj në BE. Kurrë s’më ka pëlqyer padrejtësia pavarësisht nga vinë njerëzit. Nëna ime s’mund ta vazhdonte shkollimin në Universitet pasi pengohej nga mentaliteti i kohës, ajo më frymëzoi mua që të vazhdoj studimet në universitet dhe unë vazhdova shkollimin dhe luftën për të kërkuar drejtësi për këdo. Prandaj, dhe kam punuar e kontribuar në fushën e drejtësisë”, tregoi ajo.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha se ky panel diskutimi është me i miri në karrierën e tij, pasi diskutohet për rolin e gruas, ai uroj se sikurse në këtë panel dhe institucionet vendimmarrëse të mbushën me gra. “Për 13 vjet sa punoj, ky panel është më i miri. Mesazhi imë është t’i bëjmë institucionet si ky panel me gjithëpërfshirje dhe diversitet. Mesazhi imë është që të gjitha institucionet të jenë gjithëpërfshirëse sikurse në këtë panel, pra me diversitet dhe përfshirje të grave, burrave, të gjitha moshave, komuniteteve e profesionistë të profileve të ndryshme. “Të gjithë të angazhuar për një kauzë”, tha ai.

May be an image of 1 person, newsroom and text
Po ashtu, u prezantua, eksperti i arsimit Xhavit Rexha, ndau përvojën e tij personale dhe foli për rëndësinë e arsimit në rrugën e gjithëpërfshirëjs dhe emancipimit të gruas.

May be an image of 4 people and text

 

 

 

May be an image of 3 people and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-banorja e Big Brother Vip, Sara Gjordeni, e cila u…