Astrit Thaqi, futbollist i ri i Gjilanit

07 gusht 2025 | 12:42

Astrit Thaqi është futbollisti më i ri i skuadrës së Gjilanit. Mbrojtësi i qëndres ishte pjesë e Ballkanit në edicionet e fundit, kurse në të kaluarën ka bërë karrierë edhe në Feronikel dhe Dritë. Klubi gjilanas pret që Thaqi të jetë një shtyllë e rëndësishme për klubin në edicionin e ri futbollistik.

“Sport Club Gjilani zyrtarizon me kënaqësi afrimin e mbrojtësit qendror Astrit Thaqi, i cili nga sot bëhet pjesë e familjes kuqebardhë! Thaqi, një futbollist me përvojë të pasur në elitën e futbollit kosovar, vjen nga radhët e FC Ballkani, ku ka qenë pjesë e suksesit historik të klubit në garat vendore dhe ndërkombëtare. Përveç Ballkanit, ai ka mbrojtur ngjyrat edhe të Feronikelit dhe Dritës, duke dëshmuar vlera të larta profesionale në çdo fanellë që ka veshur. Me karakterin e tij luftarak dhe aftësitë e dëshmuara në qendër të mbrojtjes, Astriti pritet të jetë një shtyllë e rëndësishme për ambiciet tona në sezonin e ri. Mirë se vjen në Gjilan, Astrit Thaqi! Suksese të përbashkëta na presin!”, thuhet në njoftimin e Gjilani.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka kritikuar pushtetit…