Atalanta fiton me ‘poker’, Monza bie në Seria B

04 maj 2025 | 17:25

Atalanta vazhdon garën për një vend në Champions League, duke shkatërruar Monzën me rezultatin 4-0 në javën e 35-të të Serie A.

Skuadra e Gian Piero Gasperinit e zhvilloi një ndeshje pa histori në “U-Power Stadium”, duke siguruar tre pikë të rëndësishme që e mbajnë në vendin e tretë të renditjes, ndërsa me këtë humbje Monza bie matematikisht në Serie B.

De Ketelaere ishte protagonisti absolut në pjesën e parë, duke shënuar dy gola në minutat 12 dhe 23, ndërsa portieri Carnesecchi ruajti rezultatin me ndërhyrje vendimtare. Në pjesën e dytë, Lookman në minutën e 47-të dhe Brescianini në të 88-tën vulosën fitoren e thellë të bergamaskëve.

Kjo fitore forcon pozitat e Atalantës në zonën Champions, ndërsa për Monzën e Cristian Nestës kjo është fundi i një aventure që përfundon me rikthimin në kategorinë e dytë italiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United zhgënjen sërish, teksa pësoi disfatë 4-3 ndaj Brentford.…