Edhe pse ishte një ndeshje me ritëm të lartë dhe me raste shënimi, goli nuk do të vinte. Në 45 minutat e para Sanchez ju afrua më shumë avantazhit, por u ndal nga një mrekulli e Musso-s.

Gjimshiti dhe Demiral ishin të pakalueshëm në mbrojtje.

Në pjesën e dytë Dzeko ju afrua golit tek Interi, ndërkohë që në krahun tjetër Muriel dhe Pasaliq në minutat e fundit do të ndaleshin nga Handanoviq.

Me këtë barazim Interi mbetet në krye me 50 pikë, dy më shumë se Milani, ndërkohë që Atalanta mban vendin e katërt me një pikë më shumë se Juvja.