Atentati me armë ndaj zyrtarit të BDI-së, publikohen pamjet e momentit kur qëllohet

07 tetor 2025 | 19:47

Publikohen pamjet nga atentati me armë zjarri që ndodhi sot para ndërtesës së Komunës së Kumanovës, ku u plagos funksionari i BDI-së dhe bartësi i listës së koalicionit AKI në Likovë, Zekirija Shaini.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:54, ndërsa Shaini mbeti i plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Policia po heton rastin dhe është në kërkim të autorëve, ndërsa pamjet janë postuar nga Tv21, në rrjetet sociale.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sezoni i ngrohjes në Prishtinë ka nisur. Si rezultat i…