ATENTATI NDAJ ALI AHMETIT DIKUR

26 nëntor 2021 | 19:28

Ismet Sylejmani

Rikujtesë në prag të festës së FLAMURIT ?? 28 Nëntor 2021 ??

Kaluan më shmë se 13 vjet nga atentati ndaj Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti!

Dëshironin ta vrisnin armiqt dhe tradhtarët!

U ka penguar dhe u pengon prezenca e Tij fizike!

Koha po tregon qartë, se Ky burrë i madh i Atdheut, jo vetëm me Ushtrinë e Tij Çlirimtare Kombëtare, që e ka çliruar popullin shqiptar nga dhuna dhe padrejtësitë e shumta me vite që i bëheshin në Maqedoninë e Veriut, por edhe po vazhdon, prej atëherë, të drejtojë me suksese të mëdha, prandaj i organizuan atentatin atëherë, dhe donin që ta vrisnin e ta hiqnin qafe, simbolikisht ajo erdhi disa muaj pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës!

Populli shqiptar në Maqedoninë e Veriut, hap pas hapi, i sigurtë dhe me vendosmëri të madhe, nën udhëheqjen e Udhëheqësit të tij Ali Ahmeti, po shënlnon suksese të pandërprera!

Maqedonia e Veriut, që prej vitit 2001 pas përfundimit të luftës së UÇK-së e deri më sot, në prag të festës së Flamurit 28 Nëntor 2021 nën udhëheqjen e Udhëheqësit Ali Ahmeti, ka shenuar dhe po shënon suksese të mëdha!

Flamuri i ngritur më 28 Nëntor 1912 në Vlorë, me vendim të shtetit të Maqedonisë së Veriut, valon i lirë edhe në Maqedoninë e Veriut!

Kur armiqëve dhe tradhëtarëve nuk ju mbetet rrugë tjetër pos të bëjnë plane për të të vrarë, e kur e shohin se populli të dashuron dhe të ruan e të don si sytë ballit, atëherë ska fuqi, që të heqë nga rruga në shërbim të popullit, Atdheut dhe Kombit!

Në nderim të ditës së flamurit, nderimi për Udhëheqësin e popullit shqiptar, flamurtarin Ali Ahmeti është obligim vëllazëror, kombëtar e ushtarak çlirimtarë!

Prishtinë 26 Nëntor 2021

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka shkruar letër…