Athletic Bilbao zyrtarizon trajnerin e ri
Athletic Bilbao ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e Edin Terzic si trajner të ri të skuadrës për dy sezonet e ardhshme.
Përmes një njoftimi zyrtar, klubi spanjoll bëri të ditur se ish-trajneri i Borussia Dortmund do ta marrë timon e klubit të tyre.
“Athletic Club dhe Edin Terzic kanë arritur marrëveshje që trajneri gjerman të marrë drejtimin e ekipit të parë për dy sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2028”, thuhet në njoftimin e klubit.
Tutje, bëhet e ditur se prezantimi zyrtar i trajnerit do të bëhet pas përfundimit të sezonit aktual, për të cilin kanë mbetur edhe katër ndeshje të rëndësishme.
Terzic njihet për punën e tij te Borussia Dortmund, ku në vitin 2021 arriti të fitojë Kupën e Gjermanisë, ndërsa në sezonin 2022/23 e udhëhoqi skuadrën drejt vendit të dytë në Bundesliga.
Ai ishte në krye të Dortmundit edhe gjatë edicionit 2023/24, kur skuadra gjermane arriti deri në finalen e Champions League, ku u mposht nga Real Madrid.



