Atifete Jahjaga publikon një fotografi të para 30 vitesh, me vëllain e saj
07 shkurt 2026
| 16:48
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka ndarë me publikun një fotografi të vjetër të familjes. Me një fotografi të vitit 1995 ku ajo shihet krah vëllait të saj, për të cilin pati edhe një dedikim.
“Krahu ku çdoherë gjej mbështetje, vllaçko, 1995”, ka shkruar ajo krah fotos.
Jahjaga shërbeu si presidente e vendit nga viti 2011 deri më 2016.



