Atiq, pas votimit: Procesi ka shkuar mirë deri më tani

29 nëntor 10:00

Ekrem Atiq, kandidati për kryetar komune në Mitrovicën e Veriut nga Vetëvendosje, ka votuar sot në njërën nga qendrat e votimit.

Ai para mediave ka deklaruar se deri tani procesi zgjedhor ka shkuar mirë.

“Sapo e kreva procesin e votimit. Pres rezultate të mira, procesi ka shkuar mirë deri më tani”.

“Kemi një pasur një problem, ka pasur tendencë për të ndaluar vëzhguesit në Qendra të Votimit, por kjo është kryer me intervencë nga KQZ. Presim sukses”, ka thënë Atiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Shqipëri sot do të mbajë mot kryesisht i vranët…