ATK-ja konfiskon pasuri të borxhlinjve në vlerë prej mbi 183 mijë euro

01 nëntor 2019 | 14:52

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë me dije se të enjten ka zhvilluar një aksion për konfiskimin e pasurisë së tatimpaguesve, të cilët nuk kanë përmbush kërkesat ligjore të ATK-së, në pagesën e borxheve në afatin e përcaktuar.

Procedura e konfiskimit në bashkëpunim me Policin e Kosovës është zhvilluar ndaj tetë tatimpaguesve sipas planit paraprak, ndërsa vlera e mallrave dhe pasurisë së konfiskuar është 183 778 39 euro.

“Si rezultat i shumë aktiviteteve intensive që administrata tatimore është duke ndërmarr, kemi trend pozitiv të zvogëlimit të borxheve, të cilat kanë reflektuar në rritjen e të hyrave. Që nga fillimi i këtij viti e deri më tani, ATK-ja ka mbledhur gjithsejtë 83.6 milionë euro borxhe, që në krahasim me vitin e kaluar kemi zvogëluar borxhin për 21 milionë euro. ATK-ja do të vazhdojë mbledhjen e të gjitha borxheve të papaguara, duke u ofruar tatimpaguesve mundësin e lidhjes së marrëveshjeve për pagesë të borxheve sipas procedurave të parapara ligjor”, është thënë në njoftimin e ATK-së.

Sipas këtij njoftimi, në të njëjtën kohë ndaj të gjithë tatimpaguesve borxhlinj, të cilët neglizhojnë pagesën e borxheve të tyre, ATK-ja do të aplikojë mbledhjen e detyrueshme për inkasimin e këtyre borxheve, që nënkupton konfiskimin e pasurisë, dhe format tjera detyruese të parapara me ligj.

“Përveç konfiskimit të pasurisë, ATK-ja bën me dije se aksioni në fjalë do të shtrihet edhe në mbledhjen e të gjitha gjobave mandatorë, të cilat janë të papaguara”, është thënë në këtë njoftim.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mijëra njerëz që jetojnë në kampe “të tmerrshme” refugjatësh në…