ATK-ja shënon rritje të qëndrueshme të të hyrave në periudhën janar – gusht 2025

05 shtator 2025 | 11:44

Administrata Tatimore e Kosovës ka arritur që në periudhën janar – gusht të 2025 të mbledhë gjithsej 713.3 milionë euro të hyra, duke tejkaluar të hyrat e së njëjtës periudhë të vitit 2024 për 71.2 milionë euro.

“Ky rezultat dëshmon për një trend të qëndrueshëm të rritjes së të hyrave tatimore, që pasqyron jo vetëm përkushtimin e ATK-së në zbatimin e ligjit dhe forcimin e administrimit tatimor, por edhe vetëdijen gjithnjë e më të lartë të tatimpaguesve për përmbushjen e obligimeve të tyre”, ka njoftuar ATK-ja.

Sipas këtij institucioni, rritja e të hyrave ka rëndësi të veçantë për stabilitetin fiskal të vendit, sepse garanton më shumë mjete për investime publike, zhvillim ekonomik dhe përmbushjen e nevojave të qytetarëve. “Kjo është dëshmi se partneriteti i ndërtuar ndërmjet ATK-së dhe tatimpaguesve po jep rezultate të prekshme dhe afatgjata”, theksohet në njoftimin për medie.

Në këtë kuadër, ATK-ja rikujton se qëllimi i saj nuk është ndëshkimi i tatimpaguesve, por edukimi dhe ndërgjegjësimi i tyre, me qëllim që obligimet tatimore të trajtohen si përgjegjësi e natyrshme qytetare dhe biznesore.

“Prandaj, institucioni do të vazhdojë të investojë në trajnime, fushata informuese dhe shërbime digjitale që u lehtësojnë tatimpaguesve procesin e përmbushjes së obligimeve”, ka njoftuar ATK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Në 28-vjetorin e kalimit në përjetësi të Nënës Terezë, kujtojmë…