ATK-ja sqarim për bizneset: Certifikata e të punësuarit shkarkohet përmes Sistemit Elektronik EDI

15 nëntor 2020 | 17:09

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka treguar se si mund të pajiseni me dokument në formë leje për qarkullim pas masave të marra nga qeveria Hoti.

“Referuar vendimit të Qeverisë së Kosovës, datë 13.11.2020, për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse në Kosovë, Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton se të gjitha bizneset (punonjësve të të cilave u kërkohet leje qarkullimi vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës) sipas kodeve të lejuara nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përmes Sistemit Elektronik EDI mund të pajisen me ‘Certifikatën e të punësuarit’”, ka njoftuar ATK-ja.

Sipas njoftimit të ATK-së, shkarkimi i “Certifikatës për të punësuarit” përmes Sistemit Elektronik EDI do t’u mundësohet vetëm shoqërive tregtare të cilat janë të regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK) dhe kodin e veprimtarisë primare ose sekondare e kanë të lejuar sipas MTI-së.

“Dokumenti ‘Certifikatë e të punësuarit’ mund të shkarkohet përmes Sistemit Elektronik EDI, në menynë ‘Shërbimet’, nënmenynë ‘Certifikatë e të punësuarit’. Ky dokument duhet të shkarkohet për secilin të punësuar nga i cili kërkohet të lëvizë për kryerjen e detyrave të punës. Dokumentin e shkarkuar, më pastaj duhet ta vulosni dhe nënshkruani dhe, si i tillë, bashkë me letërnjoftimin dhe ID-në zyrtare (kartelën identifikuese) të punonjësit (nëse ka), do të shërbejë si leje për të qarkulluar dhe atë vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës. Pra, ky dokument për arsye tjetër nuk mund të përdoret”, ka njoftuar ATK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Distancimin fizik, duke shmangur kontaktet me të tjerët, kohën e…